Skip to main content

Posts

jgsudkgd

jgdhsdmhmlfulcufmggzkts
Recent posts

MARTESË E DYTË - ROMAN.

Martesë e dytë është një roman që të përfshin në një rrjedhë ngjarjesh e situatash të larmishme, ku mentaliteti dhe paragjykimet shënjojnë thellë jetët e personazheve. Edita, e gjendur fare e vetme përballë një martese të dështuar dhe faktit që nuk do të bëhet kurrë nëënë, përpiqet të mbledhë forcat për të ecur përpara, drejt një jete të re. Dhe pasi rastësisht njihet me Artanin, një burrë i divorcuar, buzëqeshja dhe ditët e lumtura mbushin ditët e saj. I bashkon të dy i njëjti fat, një e kaluar e ngjashme po ashtu, ndaj vendosin t’i japin vetes një mundësi, për të dashuruar sërish… Një histori e ditës, mbushur me tradhti, xhelozi, intriga e prapaskena, por ajo që triumfon është dashuria, forca më e madhe për të kapërcyer çdo barrierë.

Beqarë

Të jesh beqarë në një mes ku të gjithë janë të lidhur, ndiehesh sikur një popull minoren në një vend të huaj, në një vend në të cilin nuk përket. Ndihesh sikur je i tepërt në mesin e tyre, sidomos kur çifti qëllon të jetë romantik... Nuk e di nëse mund ta përballoj këtë gjë edhe një herë, është e bukur natyrisht të shohësh dy të dashuruar por për një beqarë është ndër gjërat më të shpifura që mund të ketë parë. Beqarët janë dy lloje, ata të cilët kanë zgjedhur vetë të jenë beqarë, dhe ata të cilët janë beqarë në pa mundësi për të qenë të lidhur, por gjithsesi njëri lloj ose tjetri të gjithë beqarët i përshëndesim me këngën " o beqarë a jeni gjallë ".